Konferenca "Aftësi 2030" përbën një moment të rëndësishëm për arritjen e qëllimeve ambicioze, duke përfshirë mekanizma inovativë të financimit, sistemin e sigurisë së cilësisë dhe integrimin e teknologjisë digjitale për zhvillimin e aftësive.
SI TË OPTIMIZOJMË SISTEMIN E AFP-SË PËR T’IU PËRSHTATUR TRANZICIONIT TË DREJTË?
SI TË NXISIM ANGAZHIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË OFRIMIN E AFP-SË?
SI TË DIVERSIFIKOHEN QASJET PËR ZHVILLIMIN E KAPITALIT NJERËZOR PËR NJË TREG DINAMIK PUNE DHE EKONOMI INOVATIVE?
SI TË HARTOJMË POLITIKA PËR TË NXËNIT GJATË GJITHË JETËS DHE PËR NJË EKONOMI ME INDIVIDË TË KUALIFIKUAR?
1Të nxisë angazhimin dhe diskutimet në nivel teknik ndërmjet aktorëve qeveritarë, përfaqësuesve të sektorit privat, përfituesve nga sistemi i AFP-së, ekspertëve të industrisë, universiteteve dhe të tjerëve rreth qasjeve më optimale mbi mënyrën se si sistemi i AFP-së mund t’i shërbejë nevojës për produktivitet më të lartë të punës dhe inovacion.
2Të shqyrtojë format e reja për ofrimin e AFP-së, si dhe ta përshtatë më mirë ofrimin e AFP-së me nevojat e tregut të punës, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të sektorit privat.
3Të eksplorojë mënyra alternative për zhvillimin e kapitalit njerëzor për një treg dinamik pune dhe ekonomi inovative.
4Të arrijë një kuptim të përbashkët për sa i përket potencialit për rritjen e të nxënit gjatë gjithë jetës, si një politikë e re për aktivizimin e grupeve vulnerabël dhe për nevojat në ndryshim të tregut të punës.