TEMATIKA

Rreth Konferencës

Në lëmin e dinamikave të popullsisë dhe avancimeve teknologjike, ekonomia e Shqipërisë sfidohet nga nevoja për t’u larguar nga rritja me fokus në profesione që kërkojnë pak aftësi dhe rritja me fokus në ata sektorë që gjenerojnë më tepër punë drejt rritjes me fokus në produktivitetin më të lartë. Kjo gjë kërkon investime të qëndrueshme në sisteme arsimore dhe formuese të një cilësie të lartë, të cilat nxisin kreativitetin dhe mbështesin inovacionin dhe teknologjinë e që më pas mund të riaplikohen sipas nevojave të ekonomisë, strukturës organizative dhe modeleve të biznesit. Ekonomia e Shqipërisë regjistron rritje të PBB-së prej 3-4%, por has vështirësi për sa i përket produktivitetit të punës. Sektorët e shërbimit, si p.sh., sektori

Sesioni 1: Si të optimizojmë sistemin e AFP-së për t’iu përshtatur tranzicionit të drejtë?

Sistemi i AFP-së në Shqipëri ka nisur reforma të rëndësishme themelore, për ta afruar sa më pranë AFP-në me nevojat e ekonomisë për inovacion dhe produktivitet në tregun e punës. Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (SKPA) 2030 përcakton një kuadër politikash që synojnë të përmirësojnë aksesin, të zgjerojnë mbulimin dhe të diversifikojnë drejtimet brenda sistemit të AFP-së. Kjo strategji ka si prioritet angazhimin me sektorin privat, sidomos në kuadër

Sesioni 2: Si të nxisim angazhimin e sektorit privat në ofrimin e AFP-së?

Prioritetet e investimeve strategjike të Shqipërisë, në kuadër të ekonomisë dixhitale, synojnë të nxisin investimet në sektorë kyçë, si p.sh., turizmi, transporti, bujqësia, energjia. Vazhdojnë të mbeten sfida garantimi i harmonizimit të politikave ndërmjet investimeve të mëdha, si dhe masat për rritjen e përputhshmërisë së sektorit të arsimit dhe zhvillimit të aftësive me këto investime. Për të çliruar potencialin për rritje, sektori privat duhet të prodhojë

Sesioni 3: Si të diversifikohen qasjet për zhvillimin e kapitalit njerëzor për një treg dinamik pune dhe ekonomi inovative?

Tendencat e reja ekonomike që nxiten nga inovacioni dhe avancimet e shpejta të teknologjisë dhe dixhitalizimit, ngrenë pikëpyetje kritike sa i takon fushëveprimit të politikave arsimore dhe formuese. Analizat e vlerësimit të aftësive në sektorët prioritarë tregojnë se kuadrot aktualë për arsimin dhe formimin nuk i plotësojnë kërkesat e ditëve të sotme, por gjithashtu nuk janë të përshtatshëm për nevojat e ardhshme. Kësisoj, është me rëndësi jetike që të vihen ne

Sesioni 4: Si të hartojmë politika për të nxënit gjatë gjithë jetës dhe për një ekonomi me individë të kualifikuar?

Tregu aktual i punës karakterizohet nga ndryshime të shpejta, punësim i paqëndrueshëm dhe përparime teknologjike me ritme të shpejta. Rrjedhimisht, nevojiten riaftësime dhe ritrajnime të shpeshta të fuqisë punëtore. Këto ndryshime, të kombinuara me luhatjet demografike dhe ekonomike, nxisin politikëbërësit dhe grupet e interesit që të rishqyrtojnë strategjitë e arsimit, fitimit të aftësive dhe zhvillimit të fuqisë punëtore. Zbatimi i një perspektive të re të fokusu