Sistemi i AFP-së në Shqipëri ka nisur reforma të rëndësishme themelore, për ta afruar sa më pranë AFP-në me nevojat e ekonomisë për inovacion dhe produktivitet në tregun e punës. Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (SKPA) 2030 përcakton një kuadër politikash që synojnë të përmirësojnë aksesin, të zgjerojnë mbulimin dhe të diversifikojnë drejtimet brenda sistemit të AFP-së. Kjo strategji ka si prioritet angazhimin me sektorin privat, sidomos në kuadër
Prioritetet e investimeve strategjike të Shqipërisë, në kuadër të ekonomisë dixhitale, synojnë të nxisin investimet në sektorë kyçë, si p.sh., turizmi, transporti, bujqësia, energjia. Vazhdojnë të mbeten sfida garantimi i harmonizimit të politikave ndërmjet investimeve të mëdha, si dhe masat për rritjen e përputhshmërisë së sektorit të arsimit dhe zhvillimit të aftësive me këto investime. Për të çliruar potencialin për rritje, sektori privat duhet të prodhojë
Tendencat e reja ekonomike që nxiten nga inovacioni dhe avancimet e shpejta të teknologjisë dhe dixhitalizimit, ngrenë pikëpyetje kritike sa i takon fushëveprimit të politikave arsimore dhe formuese. Analizat e vlerësimit të aftësive në sektorët prioritarë tregojnë se kuadrot aktualë për arsimin dhe formimin nuk i plotësojnë kërkesat e ditëve të sotme, por gjithashtu nuk janë të përshtatshëm për nevojat e ardhshme. Kësisoj, është me rëndësi jetike që të vihen ne
Tregu aktual i punës karakterizohet nga ndryshime të shpejta, punësim i paqëndrueshëm dhe përparime teknologjike me ritme të shpejta. Rrjedhimisht, nevojiten riaftësime dhe ritrajnime të shpeshta të fuqisë punëtore. Këto ndryshime, të kombinuara me luhatjet demografike dhe ekonomike, nxisin politikëbërësit dhe grupet e interesit që të rishqyrtojnë strategjitë e arsimit, fitimit të aftësive dhe zhvillimit të fuqisë punëtore. Zbatimi i një perspektive të re të fokusu